Nait Hasani

Nait Hasani nuk ka qëndrim mbi mbështetjen për Glauk Konjufcën

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, është pyetur nëse do ta mbështesë Glauk Konjufcën për postin e kryeministrit. Ai ka deklaruar shkurt se nuk ka qëndrim lidhur me këtë: “Nuk kam asnjë qëndrim lidhur me këtë”, tha Hasani. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re, pasi Vetëvendosje e propozoi atë si kandidat për kryeministër. Sipas saj, ky mandat është në përputhje me Kushtetutën dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, duke iu referuar nenit 95, pika 4. Ndërkohë, Glauk Konjufca, i mandatuar nga Albin Kurti, nuk ka treguar ende nëse ka siguruar votat e nevojshme për formimin e qeverisë dhe ka bërë të ditur se data e seancës për miratimin e qeverisë nuk është caktuar ende.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …