Eva Palatova: Zgjedhjet lokale tregojnë demokracinë në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së ambasadores së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka mirëpritur zhvillimin “të rregullt dhe gjithëpërfshirës” të rundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar komune në 18 komuna të vendit. Ajo vlerësoi se ky proces shënon përmbylljen e ciklit të zgjedhjeve lokale dhe e konsideroi atë një dëshmi të fuqishme të demokracisë në Kosovë. “Raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar komune u zhvillua në mënyrë të rregullt dhe gjithëpërfshirëse, duke shënuar përmbylljen e ciklit të zgjedhjeve lokale dhe duke treguar angazhimin e qytetarëve për procesin demokratik”, u citua nga Zyra e BE-së në një postim në X.

Kontrolloni gjithashtu

Pandeli Majko

Pandeli Majko: Vendimi i Hagës nuk duhet të kthehet në armë kundër Perëndimit

Ish-kryeministri shqiptar, Pandeli Majko, ka reaguar për vendimin që pritet të shpallet më 16 shtator …