Ilir Ibrahimi

Ilir Ibrahimi: Dënimi i udhëheqësve të UÇK-së prek edhe rolin e SHBA-së

Njohësi i çështjeve politike, Ilir Ibrahimi, ka komentuar dëshminë e ish-zyrtarit amerikan Christopher Hill në Gjykatën Speciale në Hagë, duke theksuar ndikimin e rolit të Shteteve të Bashkuara gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë. Sipas Ibrahimit, dëshmitë e ish-zyrtarëve amerikanë po tregojnë qartë përfshirjen e administratës amerikane dhe mbështetjen institucionale që ka dhënë gjatë intervenimit në Kosovë. Ai ka vënë në dukje se pjesëmarrja e përfaqësuesve të Ambasadës së SHBA-së në seancat gjyqësore është dëshmi e drejtpërdrejtë e kësaj përkrahjeje. “Administrata amerikane ka luajtur një rol kyç në zhvillimet e asaj periudhe dhe edhe sot qëndron fuqishëm pas asaj përfshirjeje dhe qëndrimi politik,” ka shkruar Ibrahimi. Ai shton se sfidimi i pikave kryesore të aktakuzës forcon faktin se lufta e UÇK-së ishte e drejtë, ndërsa pretendimet e prokurorisë janë të pabazuara. Ibrahimi thekson se, nëse gjykata vendos për dënimin e disa udhëheqësve të UÇK-së, kjo do të nënkuptonte jo vetëm dënimin e vetë UÇK-së, por edhe të aleatit të saj kryesor, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …