leoni

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ pranon sqarimin e kompanisë për gabimet në disa fletëvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka pranuar një sqarim zyrtar nga kompania përgjegjëse për shtypjen e fletëvotimeve, pas evidentimit të një gabimi teknik në disa fletëvotime të zgjedhjeve lokale të 9 nëntorit 2025 në Mitrovicë të Jugut dhe Gjakovë. Sipas KQZ-së, pas publikimit të fotografive që tregonin gabimin, kompania CETIS ka zhvilluar një hetim të plotë të procesit të prodhimit dhe përgatitjes së të dhënave. Hetimi ka zbuluar se problemi ka ndodhur në njërën nga katër kokat e printerit që shtyp numrin e vendvotimit, ndërsa sistemi i kontrollit ka monitoruar vetëm numrin serik përmes QR kodit, gjë që bëri që gabimi të mos vërehej gjatë shtypjes. CETIS ka marrë përsipër përgjegjësinë e plotë për gabimin teknik, duke theksuar se fletëvotimet përmbajnë elemente të shumta sigurie që e bëjnë të pamundur falsifikimin apo kopjimin e tyre. Kompania ka shprehur keqardhje të thellë për incidentin dhe është zotuar për bashkëpunim të plotë me KQZ-në në procesin e verifikimit dhe sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

Kontrolloni gjithashtu

Gjyqtarja e Hagës konfirmon kufizimet ndaj vizitave të Hashim Thaçit

Në rishikimin tremujor të masave ndaj Hashim Thaçit në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, gjyqtarja …