Hysni Gucati, ka vlerësuar lartë dëshminë e ish-diplomatit amerikan Christopher Hill, në Hagë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , Hysni Gucati, ka vlerësuar lartë dëshminë e ish-diplomatit amerikan Christopher Hill në Gjykatën Speciale në Hagë, ku po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij. Gucati tha se fjalët e Hillit janë një dëshmi e fortë për rolin historik të Thaçit dhe drejtësinë e luftës së UÇK-së. “Hill tregoi një të vërtetë të madhe për Kosovën. Thaçi ka qenë një vendimmarrës që mori pjesë në Rambuje dhe mori vendime të rëndësishme për shtetin e Kosovës. Ai ishte ndër njerëzit që bartën përgjegjësinë për të ardhmen e vendit”, deklaroi Gucati. Sipas tij, dëshmia e Hillit rrëzon pretendimet se UÇK-ja ka qenë forcë përçarëse. “Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë bashkuese, jo përçarëse. Në Rambuje kemi pasur një ekip të përbashkët ku kanë qenë edhe Thaçi, edhe Rugova. Ata vepruan në unitet për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës”, theksoi ai. Gucati shtoi se dëshmia e Hillit është një kujtesë e fuqishme për sakrificën dhe vendosmërinë e udhëheqësve të UÇK-së, duke shpresuar se e vërteta do të dalë në pah në proceset që po zhvillohen në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …