Afati ligjor për formimin e Qeverisë së re të Kosovës ka nisur të rrjedhë, pas dorëzimit të mandatit nga presidentja Vjosa Osmani tek kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, më 4 tetor 2025. Megjithatë, edhe pas më shumë se një muaji, Vetëvendosje ende nuk ka deklaruar nëse ka siguruar shumicën parlamentare për ta votuar Konjufcën si kryeministër. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, shprehu skepticizëm për mundësinë e formimit të Qeverisë nga LV-ja, duke akuzuar partinë në pushtet për bllokadë të qëllimshme institucionale. “Nuk shoh asnjë mundësi për formimin e qeverisë. Këta e dinë edhe vetë që dy herë e morën mandatin pa asnjë bazë. Që nga prilli e maji është ditur se nuk po mund të formohet shumica, por pavarësisht kësaj, e mbajtën vendin në bllokadë duke mos hapur rrugë për zgjedhje,” tha Hoti për Telegrafin. Ndërkohë, nga partitë opozitare, PDK dhe AAK, ende nuk ka një qëndrim të qartë lidhur me qëndrimin e tyre ndaj votimit të qeverisë së mundshme të Konjufcës. Vetë Konjufca, i cili u propozua si mandatar nga Albin Kurti, ka pranuar se gjasat për t’u zgjedhur kryeministër varen nga vullneti i partive të tjera parlamentare.
“Ne e kemi në dorë të propozojmë mandatarin, por votimi nuk varet vetëm nga ne. Në këtë përbërje të Kuvendit, shumica nuk ka qenë asnjëherë më shumë se 56-57 deputetë,” ka deklaruar ai.
“Ne e kemi në dorë të propozojmë mandatarin, por votimi nuk varet vetëm nga ne. Në këtë përbërje të Kuvendit, shumica nuk ka qenë asnjëherë më shumë se 56-57 deputetë,” ka deklaruar ai.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
