Bram Vreugdenhil
Creator: Bram Vreugdenhil | Credit: Maarten Boer Copyright: Bram Vreugdenhil

Christopher Gosnell caktohet gjyqtari i vetëm në rastin “Thaçi kundër administrimit të drejtësisë”

Kryetarja e gjykatës speciale në Hagë, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar gjyqtarin Christopher Gosnell si gjyqtar të vetëm në rastin e njohur si “Thaçi kundër administrimit të drejtësisë”, ku përfshihen edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi. Vendimi erdhi pas njoftimit të gjyqtares së procedurës paraprake, Marijorie Masselot, se dosja e plotë gjyqësore do t’i kalojë trupit gjykues më 12 nëntor 2025, pasi janë përfunduar të gjitha hapat procedurale në fazën paraprake. Sipas njoftimit zyrtar, Gosnell do të jetë gjyqtari i vetëm për këtë rast, meqë akuzat e ngritura nuk klasifikohen si krime të rënda. Rasti lidhet me akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë, të ngritura ndaj Hashim Thaçit dhe bashkëpunëtorëve të tij më 2024. Sipas aktakuzës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Thaçi, në mënyrë individuale dhe përmes grupeve të lidhura – Grupit Fazliu, Grupit Smakaj dhe Grupit Kilaj – dyshohet se ka ndikuar në dëshmitarët e ZPS-së gjatë vizitave të tij në paraburgim në vitin 2023. Në aktakuzë, Thaçi ngarkohet me tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës. Ndërkohë, të pandehurit e tjerë përballen me akuza për tentativë pengimi dhe mosbindje ndaj gjykatës.

Kontrolloni gjithashtu

Anëtari i kryesisë së PDK, Blerand Stavileci ju ka bërë thirrje qytetarëve ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci u ka bërë thirrje qytetarëve …