Nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit, nga pozita e kryetarit të PDK-së, ka falënderuar për angazhimin dhe lidershipin e tij.
Lushtaku në një postim në Facebook, ka shkruar:
Në emër tim dhe të strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës në Skënderaj, shpreh falënderimin dhe respektin më të lartë për punën, angazhimin dhe lidershipin e treguar nga kryetari i deritanishëm i PDK-së, Memli Krasniqi.
PDK është parti shtetformuese dhe shtetndërtuese, e cila ka vizion të qartë për zhvillimin e vendit prandaj ky vendim i dorëheqjes le të shënojë një momentum të ri i cili e fuqizon, e rritë dhe e unifikon edhe më tepër PDK-në.