leoni

Ehat Miftaraj: Kurti tani bën të kundërtën e asaj që predikonte në opozitë

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se ai po vepron ndryshe nga ajo që kishte premtuar gjatë kohës kur ishte në opozitë. Miftaraj tha se Kurti dikur kërkonte reformim të partive tradicionale, si PDK, LDK e AAK, ndërsa sot, sipas tij, në Lëvizjen Vetëvendosje po ndodh e kundërta. “Albin Kurti, sa ka qenë në opozitë, e kishte narrativën se duhet të reformohen PDK, LDK, AAK e të tjerat. Por kur erdhi në pushtet, në të vërtetë bëri të kundërtën. Në Vetëvendosje tani kemi një ‘one man show’ ,një Albin Kurti kryeministër,” tha Miftaraj. Ai shtoi se mënyra e funksionimit të Lëvizjes Vetëvendosje sot tregon mungesë të brendshme të debatit dhe llogaridhënies, gjë që, sipas tij, bie ndesh me parimet që kjo lëvizje kishte promovuar ndër vite.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi thotë se nuk jemi opozitë e llojit të Vetëvendosjes, snuk vijmë në pushtet me anë të dhunës

Memli Krasniqi: “Koha për një momentum të ri në parti”

Në një konferencë për media të mbajtur në selinë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës, …