Mërgim Lushtaku paralajmëron padi ndaj Adriana Matoshit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të aktores dhe ish-deputetes Adriana Matoshi, duke paralajmëruar padi për, siç tha ai, ofendime dhe keqpërdorim të emrit të familjes së tij. Lushtaku theksoi se nuk do të tolerojë që emri i babait të tij, Sami Lushtaku, apo i familjarëve të tjerë të përmendet në mënyrë fyese.
“Do t’i marr të gjitha masat ligjore dhe do ta padis Adriana Matoshin për ofendimet ndaj babait tim, motrës dhe familjes Lushtaku. Po ashtu, do të shqyrtojmë me avokatin nëse ka bazë ligjore edhe për të paditur të gjithë ata që keqpërdorin emrin e babait tim,” tha ai. Sipas Lushtakut, Reagimi i Matoshit është bërë me qëllim për të devijuar vëmendjen nga manipulimet zgjedhore në Mitrovicë, siç pretendon ai. “Ky reagim ishte vetëm për të tërhequr vëmendjen nga ajo që po ndodh në Mitrovicë. Janë të zënë duke vjedhur vota, prandaj përpiqen të godasin emra me autoritet politik që mund të ndikojnë tek qytetarët,” shtoi ai. Deputeti i PDK-së konfirmoi se tashmë është në konsultim me avokatin dhe se padia pritet të iniciohet në ditët në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi thotë se nuk jemi opozitë e llojit të Vetëvendosjes, snuk vijmë në pushtet me anë të dhunës

Memli Krasniqi: “Koha për një momentum të ri në parti”

Në një konferencë për media të mbajtur në selinë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës, …