Memli Krasniqi thotë se nuk jemi opozitë e llojit të Vetëvendosjes, snuk vijmë në pushtet me anë të dhunës

Memli Krasniqi: “Koha për një momentum të ri në parti”

Në një konferencë për media të mbajtur në selinë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës, kryetari Memli Krasniqi ka njoftuar dorëheqjen e tij nga drejtimi i partisë, duke e cilësuar këtë vendim si një akt reflektimi dhe përgjegjësie për të krijuar “një momentum të ri për PDK-në”. Në fjalën e tij, Krasniqi shprehu mirënjohje për qytetarët, anëtarët dhe mbështetësit e partisë për përkrahjen e tyre gjatë më shumë se dy dekadave në politikë. Ai rikujtoi rrugëtimin e tij që nisi në vitin 2004 si aktivist i Rinisë Demokratike dhe që përfundoi në postin më të lartë të partisë. “Ajo që nisi si një angazhim rinor e idealist, u kthye në udhëtimin më të rëndësishëm të jetës sime… Mbi të gjitha, kam pasur nderin e pakrahasueshëm të nënshkruaj Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”, tha Krasniqi. Duke folur për nevojën e ripërtëritjes brenda PDK-së, ai theksoi se çdo parti që beson në zhvillim duhet të besojë edhe në ndryshim. “Një lidership që kërkon ndryshim për Kosovën, duhet të ketë guximin të krijojë hapësirë për ndryshim brenda vetes”, u shpreh ai. Krasniqi njoftoi se ka thirrur Konventën e PDK-së për të hënën, më 17 nëntor, ku do të zgjidhet kryetari i ri i partisë. Ai përmbylli fjalimin me tone mirënjohjeje dhe optimizmi:
“Unë largohem nga detyra e Kryetarit të PDK-së me paqe, me mirënjohje dhe me krenari… Zoti e bekoftë PDK-në. Zoti e bekoftë Kosovën.”

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku paralajmëron padi ndaj Adriana Matoshit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të aktores …