leoni

Deutsche Welle: Kosova ende në udhëkryq institucional dhe politik

Në një artikull i Deutsche Welle paraqet një panoramë të qartë të ngërçit politik në të cilin ndodhet Kosova, një udhëkryq institucional dhe politik, ku mungesa e besimit ndërmjet partive po e mban të bllokuar krijimin e qeverisë së re dhe po e rrezikon stabilitetin financiar të vendit. Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku Vetëvendosje doli fituese me 42% të votave, përpjekja e parë për formimin e qeverisë nga Albin Kurti dështoi. Si pasojë, Presidentja Vjosa Osmani mandatoi deputetin Glauk Konjufca për të tentuar formimin e mazhorancës. Megjithatë, gjasat për sukses mbeten të pasigurta, pasi partitë opozitare nuk pranojnë asnjë “zgjidhje të imponuar”.
Kurti kërkon një zgjidhje të shpejtë, duke e kufizuar zgjedhjen mes “Kurti 2.5” deri në dhjetor apo “Konjufca 1” deri në prill. Opozita, veçanërisht LDK, e akuzon atë për zvarritje dhe tentim për të mbajtur pushtetin me çdo kusht, duke e quajtur propozimin për “qeveri të pakicës” një zgjidhje tranzitore të imponuar. Presidentja Osmani kërkon që Kuvendi të mbajë seancën për votimin e qeverisë brenda afateve kushtetuese, por paralajmëron se pasiguria politike mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta ekonomike dhe diplomatike. Në rast se dështon edhe tentimi i dytë i Konjufcës, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja, ndoshta në dhjetor 2025 ose në pranverë 2026, periudhë që përkon edhe me zgjedhjen e Presidentit të ri. Kjo do të nënkuptonte një tjetër periudhë pasigurie politike e institucionale. Ngërçi aktual e ka bërë Kosovën të paaftë të miratojë buxhetin e vitit 2026 dhe ta përfitojë ndihmën nga plani evropian për rritje. Me një paralizë institucionale që po kushton shtrenjtë, Kosova rrezikon jo vetëm humbje financiare, por edhe dëmtim të kredibilitetit ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Avokati, Skënder Musa: Ndalimi i personave që kanë bashkëpunuar me okupatorin nuk është i paligjshëm

Skender Musa: Kurti, mund të shoqërohet me policinë nëse refuzon thirrjet zyrtare

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është ftuar tre herë nga Prokuroria Speciale e Republikës së …