leoni

Memli Krasniqi u bashkohet thirrjeve për protestën pro-UÇK-së në Strasburg

Të dielën, më 16 nëntor, në ora 13:00, në Strasburg do të mbahet protesta e radhës në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e organizuar nga shoqatat e dala nga lufta. Këtij organizimi i është bashkuar edhe ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve dhe mërgatës që t’i bashkohen protestës. Krasniqi tha se më 16 nëntor “të gjitha rrugët çojnë në Strasburg”, duke theksuar se aty do të kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së. “Aty ku nisi procesi që ka rënduar padrejtësisht mbi emrin dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aty do të ngrihet zëri i shqiptarëve për drejtësi dhe dinjitet. Protestat paqësore për të vërtetën dhe respektimin e historisë sonë vazhdojnë me qytetari, me qetësi dhe me besim në drejtësinë që meriton populli ynë,” ka shkruar ai, duke ftuar qytetarët dhe mërgatën që t’i bashkohen thirrjes për drejtësi. Protesta në Strasburg do të jetë e katërta me radhë, pas atyre të mbajtura në Prishtinë, Hagë dhe Tiranë, dhe synon të ngrejë zërin kundër, siç thuhet, padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Rudina Xhunga rikthen në vëmendje një faqe të artë të humanizmit shqiptar

Gazetarja Rudina Xhunga solli në qendër të debatit publik një prej kapitujve më të ndritshëm …