Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Klasë e dështuar

mirë
ta zëmë se ata do të përmirësohen një ditë
dhe
injoranca do të zhduket nje ditë
do të zhduket ngadalë
po bota
me se do merret më pastaj

politika ditore si do t’ia dalë
sajesa u bë ligj
injorantët shajnë
me farë e me fis
në llumin e politikës zhgërryhen
aksidentalish
erdhën në skenë
injorancë e pistë

shpifja nuk u ndal
me Kosovën eksperimentuan gjatë
të dalë ku të dalë
halle sa një mal
të dalë ku të dalë…

Robërit

ata
kanë përvetësuar rolin
e të qenit rob
kanë bërë përvojë
ata
nuk janë më amatorë
presin që lirinë
e fatit të vet
tua sjellin të tjerët
si lule në dorë
ndërgjegjen e vet sosin
lejojnë të tjerët
për fatin e tyre të vendosin…

Mitrovicë

mat e ç’mat
ndaj e bashko
ajo aty mbeti
mbi Ibrin e lashtë
as e ndanë
as e bashkuan
mbase
dikujt duhet t’ia shalojmë

pse nuk mbytemi të gjithë në lumë
përderisa Ibrin dot se kalojmë
Mitrovicë…

CH-07-07-2021

Kontrolloni gjithashtu

Makfire Beqiri Asllani: Tokë dhe Frymë

Kur ecni nëpër arat e heshtura, nën këmbët tuaja rrin historia, si fjalë e pathënë, …