leoni

Daniel Serwer: Pa ndryshim në Beograd nuk ka normalizim me Kosovën

Profesori amerikan Daniel Serwer ka deklaruar se komuniteti ndërkombëtar duhet të ushtrojë më shumë presion ndaj Serbisë, në mënyrë që Beogradi të ndalë shfrytëzimin e situatës në veri të Kosovës për interesa të dëmshme. Megjithatë, ai thekson se një presion i tillë ka pak gjasa të sjellë ndryshime të mëdha në qasjen serbe. Sipas Serwer, presidenti Aleksandar Vuçiq ka treguar qartë se nuk është udhëheqësi që do të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën e pavarur, e aq më pak të njohë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial. “Për këtë do të nevojitet një president tjetër në Beograd,” Ai ka kërkuar gjithashtu që Bashkimi Evropian të shtojë presionin ndaj institucioneve në Kosovë për integrimin e komunitetit serb dhe trajtimin e tyre të barabartë. Serwer vlerëson se shumica e shqiptarëve e kuptojnë rëndësinë e këtij procesi, por zbatimi praktik është shumë më i vështirë. Në lidhje me kontekstin global, profesori amerikan theksoi se Kosova dhe Serbia aktualisht renditen shumë poshtë në listën e prioriteteve të SHBA-së dhe BE-së. “Për të pasur përparim, duhet vullnet i sinqertë nga udhëheqjet në Beograd dhe Prishtinë,” përfundoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Sali Bislimi nga protesta në Strasburg: “Zëri ynë nuk ndalet deri në lirimin e çlirimtarëve”

Pas një varg protestash të mbajtura në disa qytete evropiane, kërkesat për lirimin e ish-krerëve …