leoni

Në Llukë të Epërme u mbajt organizimi tradicional “Darka e Lamës”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj me bashkëpuntorë ka marrë pjesë në organizimin tradicional të “Darkës së Lamës”, të mbajtur në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit.

“Kënaqësi e veçantë të isha sonte pjesë e organizimit tradicional të “Darkës së Lamës”, të mbajtur në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit, me kontributin dhe përkushtimin e vetë banorëve të këtij fshati.

Një ngjarje shumë e veçantë, që nderon të kaluarën tonë, traditën tonë, si shenjë falënderimi ndaj Zotit për bereqetin, por edhe mirënjohjeje për mundin e familjes.

Ju lumtë për organizimin”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Minavere Bislimi nga Vitia kandidate për t’u bërë pjesë e asamblesë komunale të San Julien Genevois

Minavere Bislimi po hyn në garën zgjedhore të qytetit San Julien Genevois, të Francës me …