Deklarata e këshilltarit të Kryeministrit Albin Kurti, Hysamedin Feraj, i cili i cilësoi PDK-në dhe LDK-në si “djem të Serbisë”, ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik. Profesori universitar Milazim Krasniqi e ka kritikuar ashpër këtë qasje, duke e quajtur jashtë çdo norme të komunikimit politik. Krasniqi, në reagimin e tij, tha se Feraj “ka rrëshitë” dhe se deklarata e tij nuk mund të konsiderohet normale. “Këtij personi duket sikur ia kanë thyer password-in dhe ai nuk është në dijeni. Ose thjesht ka rrshitë. Hysamedini që kam njohur para 20 vitesh ka qenë njeri normal. Autori i këtij postimi nuk mund të quhet normal, aq më pak intelektual”, shkroi ai. Përplasja e deklaratave ka hapur debat për gjuhën e përdorur në diskursin politik, me shumë kritikë që kërkojnë rikthimin e standardeve të komunikimit institucional dhe shmangien e etiketimeve që nxisin përçarje.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
