Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vlerësuar hapjen e grupkapitullit të fundit të negociatave me Bashkimin Evropian si një moment domethënës dhe një gur themeli në procesin e integrimit europian të vendit. Në një deklarim publik të shpërndarë në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit theksoi se ky zhvillim përbën një dëshmi të qartë të progresit të qëndrueshëm të Shqipërisë gjatë viteve të fundit dhe shënon hyrjen në një fazë të re të reformave thelbësore. Begaj, kapitujt e rinj të hapur hapin rrugën për reforma më të thelluara në sektorë kyç, përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, zhvillimin rajonal dhe menaxhimin efikas të burimeve – fusha të cilat janë vendimtare për përmbushjen e standardeve europiane. Ai theksoi se ky arritje është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të institucioneve shqiptare dhe mbështetjes së vazhdueshme të partnerëve europianë, duke nënvizuar se procesi i integrimit mbetet objektiv strategjik për të ardhmen e vendit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
