Hykmete Bajrami pas vendimit të Gjykatës Supreme: Liberalizimi i tregut të energjisë ishte joligjor dhe në dëm të bizneseve

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme për të aprovuar kërkesëpadinë e Odës Ekonomike të Kosovës kundër ZRRE-së, duke theksuar se liberalizimi i tregut të energjisë ka qenë i joligjshëm. Bajrami ka theksuar se ky proces ka ndikuar negativisht në rreth 1,300 biznese vendore dhe ka përfituar kryesisht tregtarët e energjisë të afërt me qeverinë Kurti. “Kemi thënë që nga dita e parë, e kemi theksuar me dhjetëra e qindra herë, se mënyra e liberalizimit të tregut të energjisë është joligjore. Është bërë në dëm të rreth 1,300 bizneseve vendore, vetëm dhe vetëm për të përfituar tregtarët e energjisë të afërt me qeverinë Kurti. Vendimi i Gjykatës Supreme e vërteton këtë,” deklaroi ajo. Deputetja ka kritikuar ashpër edhe “mafiën energjetike”, duke kërkuar nga organet e zbatimit të ligjit që vendimi të zbatohet plotësisht dhe të gjithë vendimmarrësit e këtyre masave të japin përgjegjësi për shpërdorimet. “U bëj thirrje organeve të zbatimit të ligjit që ndërmarrjet të kthehen në shërbimin universal të furnizimit me energji elektrike, dhe të gjithë ata që kanë marrë vendime joligjore të largohen menjëherë dhe të japin përgjegjësi për secilin cent të shpërdoruar. Hajnia më e madhe që po ndodh është ajo e mafias energjetike. Pyetja është pse nuk po luftohet kjo mafi nga organet qeveritare? Përgjigjen e dini të gjithë!” shkroi Bajrami.

 

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Hapja e kapitullit të fundit të negociatave konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vlerësuar hapjen e grupkapitullit të fundit të …