Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Hapja e kapitujve të fundit nga Shqipëria forcon integrimin rajonal dhe euro-atlantik

Ish-kryeministri i Kosovës, lideri aktual Ramush Haradinaj, ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, pas hapjes së grup kapitujve të fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Haradinaj theksoi se ky zhvillim tregon vendosmëri dhe vizion strategjik nga Tirana, duke e bërë Shqipërinë një faktor kyç në rajon dhe një mbështetje për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik. “Ishte kënaqësi e madhe të shohim shtetin amë të bëhet faktor kyç rajonal, duke treguar vendosmëri dhe vizion për integrim. Besoj fuqishëm se Shqipëria do të jetë zë mbështetës edhe për ne në rrugëtimin tonë drejt integrimit euro-atlantik. Të priftë e mbara tutje, Shqipëri!”, shkroi Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …