leoni

Ish-komandanti suprem i forcave të NATO-s në Evropë, gjenerali Wesley Clark, ka përfunduar dëshminë e tij

Ish-komandanti suprem i forcave të NATO-s në Evropë, gjenerali Wesley Clark, ka përfunduar dëshminë e tij në gjykaten speciale  në Hagë, ku foli gjerësisht për rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, strukturën e saj, si dhe për ish-presidentin Hashim Thaçi. Në fjalën përmbyllëse, Clark theksoi se lufta e UÇK-së ishte një përpjekje kundër shtypjes së regjimit serb. “Ka gjithmonë një kufi për rendin. Njerëzit duhet ta respektojnë rendin, por edhe të luftojnë për të drejtat dhe dinjitetin e tyre. Kjo ishte ajo që UÇK-ja u përpoq të bënte kur refuzoi shtypjen nga serbët. Ata nuk ishin terroristë. Edhe pse gjeneralët serbë i quanin të tillë, ata ishin njerëz që luftonin kundër një regjimi të padrejtë që duhej të largohej”, tha Clark, duke vënë paralele me situatën në Ukrainë. Ai theksoi se ligjet moderne duhet të marrin parasysh rrethanat në të cilat popujt luftojnë për liri, duke kujtuar edhe historinë amerikane: “Edhe patriotët amerikanë u cilësuan terroristë nga britanikët. Por Amerika u shndërrua në një shtet madhështor.” Clark u shpreh i bindur se përgjegjësia penale nuk mund t’i atribuohet Thaçit. “Hashim Thaçi nuk është përgjegjës për atë që ka ndodhur në Kosovë. Ka faktorë strategjikë që shkojnë përtej kontrollit të një individi të vetëm”, tha ai. “S’kam parë prova që UÇK ishte prapa dëbimeve” Duke iu referuar pretendimeve për dëbimin e serbëve nga Kosova, Clark tha se nuk ka gjetur dëshmi që e lidhin UÇK-në me këto veprime. “Nuk kam prova që UÇK-ja,  ishte pas kësaj. Kam indikacione që tregojnë të kundërtën”, deklaroi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, uron Bedri Hamzën për zgjedhjen si kryetar i PDK-së

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, uron Bedri Hamzën për zgjedhjen si kryetar i PDK-së

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Bedri Hamzën për zgjedhjen e tij …