leoni

Besim Kelmendi nën hetim për Reçakun: Lidhjet e dyshimta para Luftës dhe roli i tij në Gjykatën serbe që mohoi krimet

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, është thirrur sot në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar rreth masakrës së Reçakut më 15 janar 1999, një rast që vazhdon të hetohet për krime lufte. Çështja do të trajtohet nga prokurori special i Departamentit për Krime Lufte, Ilir Morina. Sipas burimeve të sigurta, thirrja e Kelmendit ka synim të hedhë dritë mbi rolin e tij në periudhën para-luftës dhe lidhjet profesionale me gjyqtaren serbe Danica Marinkoviq, e cila udhëhoqi rastin e Reçakut në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë dhe më pas transferoi provat në Beograd. Marinkoviq njihet për mohim publik të krimeve të forcave serbe, duke ngritur dyshime mbi integritetin e proceseve gjyqësore në të cilat Kelmendi kishte rol të drejtpërdrejtë si bashkëpunëtor profesional. CV-ja zyrtare e Kelmendit konfirmon se ai ka shërbyer si bashkëpunëtor profesional deri në përfundim të luftës më 1999, një kohë kur dokumentet dhe provat e krimeve serbe ishin të cenueshme dhe shpesh zhdukeshin ose transferoheshin jashtë vendit. Ky fakt shton dyshimet mbi përgjegjësinë e tij të drejtpërdrejtë ose indirekte në mosvënien e drejtësisë në kohën e duhur. Hetimi ka potencialin të nxjerrë në pah përgjegjësi morale dhe ligjore që mund të shtrihen deri në kohën kur Kelmendi shërbente si ushtrues detyre i prokurorit të shtetit. Prokuroria Speciale synon të dokumentojë çdo hap të procesit të Reçakut dhe të sigurojë përgjegjësinë për individët që kanë ndikuar në fshehjen e krimeve serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj

Daut Haradinaj: Qeveria po e çon Kosovën drejt izolimit dhe humbjes së aleatëve strategjikë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka ngritur shqetësime të ashpra për …