Reagime të ashpra pas votimit: Haxhiu dhe Krasniqi akuzojnë PDK-në për ‘harmoni me Listën Serbe’,

Pas dështimit të votimit për formimin e Qeverisë “Konjufca 1”, skena politike kosovare u përfshi nga përplasje të forta verbale. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, dhe bashkëshorti i saj, Alban Krasniqi, reaguan menjëherë me akuza ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, duke i barazuar votat e kësaj partie me ato të Listës Serbe. Haxhiu publikoi një fotografi nga Kuvendi, ku shihen deputetët e PDK-së dhe të Listës Serbe duke votuar kundër kandidaturës së Glauk Konjufcës për kryeministër, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Në harmoni të plotë”. Pas reagimit të Albulenës, për votimin në Kuvend që çoi në dështimin e Qeverisë “Konjufca 1”, një reagim edhe më i ashpër erdhi nga bashkëshorti i saj, Alban Krasniqi. Edhe Krasniqi publikoi të njëjtën fotografi ku shihen deputetët e PDK-së, dhe të Listës Serbe duke votuar kundër Konjufcës, duke i barazuar dy grupet parlamentare. “Qe, çka keni votu. E kam fjalën për këta të PDK-së”, shkroi ai në Facebook. Por reagimi i tij nuk u ndal me aq. Krasniqi shënjestroi edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, duke e vendosur në një foto të përbashkët me deputetin e Listës Serbe, Igor Simiqin. “Cili ke Lumiri? Se nga fjalimet e tyre nuk munda t’i dalloj”, shkroi ai me tone ironike.

Kontrolloni gjithashtu

Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: Sakrifica për atdheun është e përjetshme, kurrë e kotë

Pren Marashi, komandant i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës …