Dështimi i formimit të Qeverisë po fundos reputacionin ndërkombëtar të Kosovës”

Përpjekja e dytë e dështuar për formimin e Qeverisë së re ka nxitur reagime të ashpra nga shoqëria civile dhe ekspertët politikë në vend. Albert Krasniqi nga organizata Demokraci Plus e cilëson situatën si “degradim të skajshëm të jetës politike dhe institucionale”, duke theksuar se politikanët po vënë interesat personale e partiake mbi interesin e shtetit. Në një deklarim për Radion Evropa e Lirë, Krasniqi theksoi se përgjegjësia për gjendjen aktuale bie mbi të gjitha partitë politike, si në pushtet ashtu edhe në opozitë. “Kjo tregon për një nivel të ulët të përgjegjësisë së klasës politike në vend, pa dallim,” tha ai. Kuvendi dështoi më 19 nëntor të miratojë Qeverinë e re të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, me 56 vota pro, 4 abstenime dhe 53 vota kundër. Ky ishte tentimi i dytë pas dështimit të mandatimit të Albin Kurtit më 26 tetor. Sipas Kushtetutës, nëse dështon edhe kandidati i dytë, presidentja duhet të shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditëve. Pavarësisht kërkesave të komunitetit ndërkombëtar për një qeveri të qëndrueshme, procesi politik në Kosovë ka mbetur i bllokuar për muaj me radhë. Kuvendi u konstituua me vonesë prej gati gjashtë muajsh, ndërsa çështja disa herë ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese. Dështimi i votimit ka rritur përplasjet politike mes partive, me Vetëvendosjen që akuzon opozitën se “janë barrikaduar kundër Kurtit”, ndërsa PDK-ja dhe partitë tjera e fajësojnë VV-në për bllokada dhe humbje kohe.

Kontrolloni gjithashtu

Glauk Konjufca është zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës me 69 vota

Qeveria Konjufca rrëzohet në Kuvend, Kosova drejt zgjedhjeve të reja

Qeveria e propozuar nga Glauk Konjufca nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme në …