Kryetari Latifi ka pritur në takim dy figura të shquara të shoqërisë shqiptaro-amerikane, Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj

Kryetari i komunës së Rahovecit. z. Smajl Latifi dhe nënkryetari, z. Fatmir Iska kanë pritur në takim dy figura të shquara të shoqërisë shqiptaro-amerikane, Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj.

Sipas një postimi në facebook të kryetarit Latifi në takim është biseduar për rolin kyç të lobimit shqiptar në ShBA, kontributin e bashkëkombësve tanë atje dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit për avancimin e çështjeve me interes të përbashkët për Kosovën dhe për kombin tonë.

Vlerësoj lart angazhimin e z. Bajraktari dhe z. Gecaj për kontributin e jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare, nga mbështetja vendimtare për UÇK-në dhe proceset drejt lirisë e pavarësisë, deri te ndërtimi i institucioneve të shtetit të Kosovës dhe forcimi i pozitës së vendit tonë në arenën ndërkombëtare, ka shkruar kryetari Latifi.

Kontributi i tyre ka qenë i pazëvendësueshëm sidomos në konsolidimin e marrëdhënieve strategjike Kosovë–SHBA. Përmes lobimit të pandalshëm, lidhjeve të fuqishme me politikëbërës amerikanë dhe rolit të tyre në komunitetin shqiptaro-amerikan, ata kanë ndihmuar që zëri i Kosovës të dëgjohet qartë, drejtësisht dhe me dinjitet në Uashington.

Faleminderit për vizitën dhe për punën e palodhshme në mbështetje të vendit tonë, thuhet ndër të tjera në postimin në facebook, të kryetarit të Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në përgjigjje të kërkesave të qytetarëve dhe ndërhyrjeve emergjente

Vërshimeve nga reshjet e shiut, këtë të martë nuk i shpëtoi as Ferizaj. Për gjendjen …