Shkarkohet u.d. i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi – KPK emëron Agron Qalajn në krye të institucionit

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë sot një vendim të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë, duke shkarkuar Besim Kelmendin nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. Vendimi u mor me pesë vota pro, të cilat ishin të mjaftueshme për ta larguar Kelmendin nga funksioni më i lartë drejtues i Prokurorisë së Shtetit. Pas votimit, kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdari, konfirmoi rezultatin: “Me pesë vota për shkarkohet nga pozita ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.” Në të njëjtën mbledhje, KPK vendosi që Agron Qalaj, deri më tani zëvendës i u.d. Kryeprokurorit të Shtetit, të marrë drejtimin e institucionit si ushtrues detyre. Ky ndryshim vjen në një moment kyç për sistemin e drejtësisë në vend dhe pritet të ndikojë në funksionimin e mëtejmë të Prokurorisë së Shtetit dhe në proceset që janë aktualisht në zhvillim. Më shumë detaje pritet të publikohen nga Këshilli Prokurorial i Kosovës në orët në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Europian sërish paralajmëron Shqipërinë në lidhje me të ashtuquajturat Pasaportat të arta

Mbi 6 mijë shtetas të Kosovës me leje qëndrimi në Shqipëri, kryeson bashkimi familjar

Mbi gjashtë mijë shtetas të Republikës së Kosovës po qëndrojnë aktualisht në territorin e Republikës …