Ramush Haradinaj: Propozuam 21 dhjetorin për zgjedhje, por ata duan 28 dhjetorin

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi se në një takim me presidenten Vjosa Osmani ka propozuar 21 dhjetorin si datë për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Sipas tij, kjo datë është më e përshtatshme për të shmangur humbjen e kohës dhe për t’i dhënë mundësi zhvillimit të proceseve buxhetore që janë esenciale për qytetarët. “Duke qenë që i është humbur shumë kohë Kosovës, dhe ka akumulime të temave buxhetore, në respekt të qytetarëve, kemi propozuar që të jetë data e zgjedhjeve 21 dhjetori. Mendojmë se në këtë mënyrë do të ua fitojmë të paktën një javë kohë për vazhdimin e procesit buxhetor,” tha Haradinaj. Në anën tjetër, sipas tij, aktorët e pushtetit po insistonin që zgjedhjet të mbaheshin më 28 dhjetor, një vendim që ai e sheh si strategji për të zgjeruar kohën e presionit politik dhe manipulimit buxhetor para zgjedhjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Europian sërish paralajmëron Shqipërinë në lidhje me të ashtuquajturat Pasaportat të arta

Mbi 6 mijë shtetas të Kosovës me leje qëndrimi në Shqipëri, kryeson bashkimi familjar

Mbi gjashtë mijë shtetas të Republikës së Kosovës po qëndrojnë aktualisht në territorin e Republikës …