Arben Gashi

Arben Gashi: Uroj që 28 dhjetori të jetë kthesa kah e mira për Kosovën

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arbën Gashi, ka reaguar pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për caktimin e 28 dhjetorit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Gashi tha se ky vendim duhet të shërbejë si mundësi për rikthimin e stabilitetit dhe funksionalitetit institucional në vend, pas një viti të tërë të bllokadave politike dhe krizës qeverisëse. “Më 28 dhjetor mbahen zgjedhjet. Uroj që kjo ditë të jetë dita që kthehet kah e mira Kosova.” Përfaqësuesi i LDK-së ka theksuar se vendi ka nevojë urgjente për përgjegjësi politike, seriozitet institucional dhe orientim drejt reformave që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. Sipas tyre, 28 dhjetori duhet të shndërrohet në ditën e rikthimit të Kosovës drejt stabilitetit politik dhe rimëkëmbjes së besimit qytetar.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Europian sërish paralajmëron Shqipërinë në lidhje me të ashtuquajturat Pasaportat të arta

Mbi 6 mijë shtetas të Kosovës me leje qëndrimi në Shqipëri, kryeson bashkimi familjar

Mbi gjashtë mijë shtetas të Republikës së Kosovës po qëndrojnë aktualisht në territorin e Republikës …