Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Qeveria e PDK-së do të punojë për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, në takimin e tij të parë me diplomatin evropian pas marrjes së detyrës si lider partie. Hamza theksoi se prioriteti i një qeverie të udhëhequr nga PDK-ja do të jetë heqja sa më e shpejtë e masave sanksionuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke theksuar se ato po pengojnë projektet zhvillimore dhe procesin e integrimit evropian. “Një Kosovë më e zhvilluar dhe e integruar në familjen evropiane është synimi ynë. Këtë perspektivë e diskutova sot me Ambasadorin e BE-së, Aivo Orav. Qeveria e re e udhëhequr nga PDK-ja do të angazhohet që BE-ja dhe shtetet anëtare t’i heqin sa më shpejt masat sanksionuese ndaj Kosovës, në mënyrë që vendi të përfitojë nga projektet e përafrimit me BE-në”, deklaroi Hamza. Ai shtoi se PDK-ja mbetet e përkushtuar ndaj dialogut të hapur me partnerët ndërkombëtarë, me synimin që Kosova dhe rajoni të ecin drejt një të ardhmeje të sigurt dhe të integruar në Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nënshkroi sot vendimin për shpërndarjen e Kuvendit, pas dështimit të …