leoni

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Përplasja politike nisi natën e 9 shkurtit, Kurti nuk deshi formimin e institucioneve

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se që natën e 9 shkurtit kishte treguar se nuk ishte i interesuar për formimin e institucioneve, për shkak të pakënaqësisë me rezultatin zgjedhor. Hoxhaj tha se deklaratat e Kurtit pas publikimit të rezultateve preliminare, ku sipas tij përdori “terminologji zoologjike” ndaj opozitës, tregonin që shefi i ekzekutivit nuk e dëshironte bashkëqeverisjen. Sipas Hoxhajt, ftesat e mëvonshme të Kurtit ndaj LDK-së për koalicion kanë qenë vetëm manovra politike për të shpërndarë përgjegjësinë dhe jo përpjekje të sinqerta për arritjen e një marrëveshjeje qeverisëse. “Ajo që ka ndodhur është e qartë: qytetarët më 9 shkurt e ngarkuan Kurtin me përgjegjësinë për bashkëqeverisje, por ai nuk pati vullnet. Lëvizjet e tij ishin vetëm taktike, andaj kriza politike ka një fajtor dhe ai është z. Kurti,” deklaroi ai. Pas dy dështimeve të Vetëvendosjes për të siguruar votat për formimin e qeverisë, presidentja Vjosa Osmani shpërndau Kuvendin dhe caktoi 28 dhjetorin si datë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti: 28 dhjetori do të jetë dita e fitores, Kosovës i duhet drejtim i ri

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka reaguar pas zyrtarizimit të datës 28 dhjetor për mbajtjen …