U mbajt edicioni i gjashtë i Ferizaj Piano Fest

Me shumë sukses u përmbyll edicioni i VI i Festivalit “Ferizaj Piano Fest”. Ishin këto mbrëmje të mbushura me emocione, profesionalizëm dhe art. Ky festival u mbajt në Galerinë e Arteve të qytetit tonë në Ferizaj dhe patëm rastin të përcjellim mbrëmje artistike të cilat jo shpesh i përjetojmë.

Pianistja me famë botërore, Lule Elezi, magjepsi publikun me mjeshtërinë e saj, duke e shndërruar çdo tingull në emocion të pastër dhe përjetim të thellë. Krah saj, sopranoja e mirënjohur Zana Abazi Ramadani mbushi sallën me zërin e saj kristal, të fuqishëm dhe të ngrohtë, duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme artistike.

Publiku pati gjithashtu mundësinë të dëgjojë

dy pianistet e mirënjohura nga Shqipëria, Ana Kaçinari dhe Fjorda Veizaj, të cilat interpretonin vepra të kompozitorëve shqiptar në një duo pianistike mbresëlënëse. Po ashtu, sopranoja Adelina Qerimi-Bucaliu dhe mysafirja speciale, pianistja, nxënësja Bora Lepaja, pasuruan programin me performancat e tyre të shkëlqyera.

Ky festival nuk do të kishte këtë madhështi pa punën e palodhur të themelueses dhe drejtoreshës së festivalit, Ylberina Isufi, si dhe bashkëpunimin e ngushtë me profesoreshën Besiana Dermaku, të cilat me përkushtim dhe vizion e ngrisin çdo vit më lartë nivelin artistik të këtij eventi.

Festivali Ferizaj Piano Fest, në këtë edicion ka vulosur një kapitull të ri të suksesshëm në komunën tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati priti në takim përfaqësues të EAA-së

Kryetari Kastrati priti në takim përfaqësues të Agjencisë Ndërqeveritare Evropiane

Kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ekrem Kastrati, gjatë javës ka pritur në një takim pune …