Komuna e Rahovecit ka publikuar ne rrjete sociale agjendën e aktiviteteve zyrtare me rastin e shënimit të 28 Nëntorit – Dita e Flamurit Kombëtar. Këto aktivitete do të mbahen nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.
Aktivitete nisin me 25 nëntor me vendosjen e flamujve kombëtar në qytet dhe në të gjitha vend rëniet e dëshmorëve për të vazhduar me turneun e Futsallit në Palestrën “Mizair Isma” në Rahovec.
Më 27 nëntor në të gjitha shkollat e komunës së Rahovecit ora e parë i kushtohet 28 nëntorit – Dita e Flamurit, derisa në ora 12.00 në Shkollën e muzikës Faik Sylka mbahet Koncert për Fëmijë.
Me 28 nëntor në ora 10.30 organizohet pritja e mysafirëve nga Kryetari i Komunës së Rahovecit. Në 11.28 bëhet ngritja e Flamurit Kombëtar nga ana e kryetarit të Komunës, z. Smajl Latifi.
Në 11.40 nderime Dëshmorëve në Varrezat e Dëshmorëve në Rahovec. Në ora 12.00 Vendosja e Pllakës Përkujtimore dhe në ora 13.00 Ekspozitë Personale e Profesor Hajrush Fazliut në Shtëpinë e Artistëve në Rahovec.
Këto aktivitete do të mbahen nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.