Përparim Rama godet Qeverinë: Po na bllokojnë jashtëligjshëm buxhetin, qytetarët po vuajnë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar ashpër Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Financave për bllokimin e buxhetit të Kryeqytetit, duke thënë se kjo po e paralizon funksionimin e transportit publik dhe shumë shërbimeve tjera esenciale. Në një konferencë për media, Rama kërkoi falje qytetarëve për situatën e krijuar, duke theksuar se komuna ka paralajmëruar me muaj për pasojat e këtij bllokimi. Ai tha se dje, gjatë protestës së transportuesve, ka kërkuar takim me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin në detyrë Hekuran Murati, por kërkesa është refuzuar. Rama deklaroi se është i gatshëm të takohet me ta menjëherë, në çdo kohë dhe në çdo vend, për të zgjidhur krizën. Sipas tij, Kryeqyteti ka fonde të mjaftueshme – rreth 35 milionë euro të hyrave vetanake – por Ministria e Financave po i mban të bllokuara “në mënyrë të jashtëligjshme”. Pasojat, sipas Ramës, janë të rënda: transporti publik i ndalur, kompani të tjera të prekura, shkolla pa energji elektrike dhe qytetarë të pambrojtur. “Po luajnë me neve, me familjet tona, me pleqtë tanë e me fëmijët tanë”, tha kryetari, duke kërkuar që Qeveria të reflektojë urgjentisht dhe të lejojë zhbllokimin e buxhetit. Ai shtoi se zgjedhjet lokale kanë përfunduar dhe se është koha të lihen mënjanë politikat bllokuese që po dëmtojnë qytetarët e Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Adem Jashari

Më 25 nëntor të vitit 1997 forcat e UÇK-së në krye me Adem Jasharin, sulmuan forcat e policisë serbe në Vajnik të Skenderajt

Më 25 nëntor 1997, në Vajnik të Skenderajt, u shkrua një nga faqet më të …