Në prag të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, dhe 29 nëntorit, Ditës së Çlirimit të Shqipërisë nga nazi-fashizmi, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë.
Ai ka falënderuar ambasadorin e nderuar, z. Petrit Malaj, për ftesën dhe pritjen e ngrohtë, dinjitoze dhe të mbushur me simbolikën e kësaj dite të shenjtë për shqiptarët kudo.
28 Nëntori na kujton gjithë madhështinë e rrugëtimit kombëtar, të sakrificave dhe idealeve që na kanë mbajtur të bashkuar ndër shekuj, ndërsa 29 Nëntori na rikthen te momenti kur qëndresa dhe guximi i popullit shqiptar përballë nazi-fashizmit e vulosën me dinjitet fitoren e lirisë.
Gëzuar 113-vjetorin e Pavarësisë dhe 81-vjetorin e çlirimit nga nazi-fashizmi, ka shikruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.