Kryetari Bashkim Ramosaj mirëpriti përfaqësuesit italianë të projektit NaturKosovo

Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, së bashku me drejtorin e Zhvillimit Ekonomik, z. Isuf Demhasaj, mirëpritën përfaqësuesit italianë të projektit NaturKosovo, një bashkëpunim trevjeçar që ka sjellë rezultate të dukshme për zhvillimin e turizmit në Deçan.

Ky projekt ka kontribuar në avancimin e turizmit malor, promovimin e destinacioneve natyrore dhe forcimin e kapaciteteve lokale. Ndër arritjet kryesore të tij është zhvillimi i Via Dinarica-s, një shteg mbresëlënës që i jep Bjeshkëve të Nemuna një identitet të veçantë dhe të dallueshëm.

Gjatë takimit u nënshkrua marrëveshja përmbyllëse e projektit, duke shënuar mbylljen e një kapitulli të rëndësishëm të bashkëpunimit dhe hapjen e mundësive të reja për projekte të ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …