Ramush Haradinaj: Diaspora është shtylla që e ka mbajtur Kosovën gjallë, vendi ka nevojë për zërin dhe angazhimin e saj”

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova vazhdon të ketë nevojë jetike për diasporën, duke e cilësuar atë si një prej faktorëve më të rëndësishëm të zhvillimit dhe mbijetesës së vendit. Ai tha se mërgimtarët kanë mbajtur gjallë Kosovën me punën, sakrificat dhe dashurinë e tyre, ndërsa roli i tyre mbetet vendimtar edhe sot. Haradinaj ka përshkruar rrugëtimin historik të mërgatës shqiptare, duke kujtuar sakrificat e brezave që u larguan për mirëqenie, e më pas kontribuuan në liri dhe shtetndërtim. Ai theksoi se çdo hap i bërë përpara nga Kosova është edhe meritë e diasporës. “Zëri juaj, besimi juaj dhe angazhimi juaj, na duhen gjithmonë. Kosova ka nevojë për ju, ashtu siç ju e keni mbajtur Kosovën gjallë në zemrat tuaja”, shkroi Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …