Qeveria në detyrë ndan fonde nga “kursimet” për RTK-në

Qeveria në detyrë ka vendosur të ndajë mjete financiare për RTK-në nga kategoria e kursimeve, pasi mungesa e votave në Kuvend e ka pamundësuar miratimin e buxhetit për transmetuesin publik. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se kjo është vetëm një zgjidhje e përkohshme, pas overdraftit të dhënë në gusht dhe përpjekjeve të dështuara për të siguruar mbështetje parlamentare. “Kjo mënyrë është një improvizim i detyruar, sepse partitë tjera refuzuan pagat për RTK-në dhe nuk u siguruan votat e nevojshme në Kuvend,” deklaroi Kurti, duke shtuar se situata kërkonte ndërhyrje urgjente për funksionimin e RTK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …