PDK ka njoftuar se profesori universitar, Dr. Gëzim Qerimi, është anëtari më i ri i partisë

Kryetari i partisë, Bedri Hamza, e prezantoi Qerimin si një profil me përvojë të thellë akademike dhe profesionale. Hamza theksoi se Qerimi sjell mbi 17 vjet përvojë në mësimdhënie universitare dhe 13 vjet angazhim në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes. Në njoftimin e tij, Hamza shtoi: “E mirëpritëm në ekip Dr. Gëzim Qerimin, profesor i asociuar në Universitetin e Prishtinës. Përveç përvojës profesionale, ai është autor i shumë punimeve shkencore në revista ndërkombëtare dhe më herët ka qenë edhe lider studentor. Mirë se erdhe, Gëzim!”.

Kontrolloni gjithashtu

PDK merr epërsinë në Malishevë, bastionin tradicional të Nismës

Partia Demokratike e Kosovës ka dalë në epërsi në Malishevë, një komunë që tradicionalisht është …