Nasim Haradinaj: Drejtësia do triumfojë, vitin e ardhshëm do festojmë bashkë me shokët e luftës

Ish-luftëtari i UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka folur për zhvillimet e fundit në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke theksuar rëndësinë e drejtësisë dhe faktet e paraqitura për rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës para dhe pas luftës. Haradinaj u shpreh se presioni psikologjik në Hagë është i madh dhe se deklaratat e ashpra nga të akuzuarit janë të zakonshme në këto rrethana. Ai vlerësoi se dëshmitë e paraqitura deri tani, veçanërisht për Hashim Thaçin, kanë treguar të vërtetën e plotë mbi kontributin dhe veprimet e UÇK-së. “Faktet janë kryeneçe dhe dëshmitë nuk mund të mohohen. Dëshmitë për Thaçin treguan gjithë të vërtetat. Ata e dinë se si është sjellë UÇK-ja para dhe pas luftës. Unë mendoj që përpëlitjet e Hagës janë përpëlitjet e fundit. Drejtësia do të triumfojë, duan apo jo,” tha Haradinaj, duke shprehur optimizëm për epilogun e procesit. Ai gjithashtu parashikoi që vitin e ardhshëm ish-luftëtarët do të jenë sërish së bashku për të festuar, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe krenarisë për rolin e tyre në çlirimin e Kosovës: “Vitin e ardhshëm do festojnë me shokët e luftës. Këtu fitojmë të gjithë, dhe fitojnë ata personalisht.”

Kontrolloni gjithashtu

Grabovci: Aksioni i pajtimeve të gjaqeve para 29 viteve pati krijuar parakushtet dhe terrenin e përshtatshëm për formimin e UÇK-së

Adem Grabovci: Drejtësia do të triumfojë, Dielli i lirisë do të lindë sërish për çlirimtarët

Ish-deputeti, Adem Grabovci ka reaguar me një mesazh emocional dhe shpresëdhënës, duke shprehur optimizëm për …