Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë thirrje për bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit. Krasniqi thekson se roli i diasporës ka qenë gjithmonë i pazëvendësueshëm dhe mbetet i tillë edhe në këto zgjedhje. Ai ka ftuar qytetarët që të regjistrohen deri më 6 dhjetor në faqen zyrtare: diaspora.kqz-ks.org. “E ju që do të jeni fizikisht mes nesh, ju mirëpresim krahëhapur dhe me zemrat plot. Le ta bëjmë 28 dhjetorin ditë të bashkimit dhe të fitores sonë”, ka shkruar Krasniqi, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së diasporës në procesin zgjedhor. Thirrja e tij vjen në një kohë kur pjesëmarrja e qytetarëve jashtë vendit pritet të ketë ndikim të madh në rezultatin e zgjedhjeve dhe forcimin e legjitimitetit të procesit demokratik.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
