Haga cakton datat për deklaratat përmbyllëse: Aktgjykimi pritet brenda 90 ditëve pas mbylljes së çështjes

Zëdhënësi i Hagës, Michael Doyle, ka konfirmuar se deklaratat përmbyllëse në procesin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të zhvillohen nga 9 deri më 13 shkurt 2026. Pas këtij faze, Trupi Gjykues do të mbyllë çështjen dhe do të nisë shqyrtimin për nxjerrjen e aktgjykimit. Sipas Doyle, aktgjykimi duhet të shpallet brenda 90 ditëve nga momenti i mbylljes së çështjes, ndërsa në rrethana të jashtëzakonshme gjykata mund të kërkojë edhe zgjatje deri në 60 ditë të tjera. Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, ish-kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi dhe ish-ministri Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020. Të katërt janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat i ngarkojnë me vepra të krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …