Kryetari Haliti emëron Nikollë D.Ukaj zëdhënës të Komunës së Vitisë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka emëruar gazetarin Nikollë D. Ukaj në detyrën e zëdhënësit të komunës. Ukaj ka nisur mandatin që nga dje më 1 dhjetor.

Përfshirja e Ukajt në këtë rol synon forcimin e komunikimit me qytetarët dhe transparencës institucionale. Haliti e ka mirëpritur Ukajn në këtë përgjegjësi të re, duke vlerësuar përvojën e tij profesionale dhe gatishmërinë për t’i shërbyer qytetarëve. Ai ka theksuar se bashkëpunimi me zëdhënësin e ri do të ndihmojë në rritjen e transparencës dhe komunikimit të rregullt me publikun.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …