Komuna e Deçanit ka mbajtur mbledhje komemorative në nderim të ish-kryetarit, z. Mehmet Bojku

Komuna e Deçanit ka mbajtur mbledhje komemorative në nderim të ish-kryetarit, z. Mehmet Bojku.

Në këtë tubim morën pjesë figura politike, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë, të cilët e kujtuan z. Bojku si njeri të urtë, të ndershëm dhe të përkushtuar ndaj komunës.

U vlerësua kontributi i tij i çmuar në zhvillimin e Deçanit dhe përkushtimi që ai tregoi gjatë gjithë shërbimit të tij publik.

Komuna e Deçanit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bojku dhe gjithë qytetarët.

Nderim jetës dhe veprës së tij.

Kontrolloni gjithashtu

Organizimi “Zjarri i Lirisë” me 9 shtator mbahet në Jezerc

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega në Ferizaj në kuadër të organizimit Zjarri …