Komuna e Skenderajt me 23 dhjetor organizon takim e dytë publik

Komuna e Skenderajt përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në facebook, njofton të gjithë qytetarët nga kjo komunë se organizon takim publik më datën 23.12.2025, në ora 14:00, në sallën e Kuvendit Komunal.

Me këtë rast ftohen qytetarët e Komunës së Skenderajt që të marrin pjesë në takimin e dytë publik për vitin 2025.

Në këtë takim, qytetarët do të informohen nga përfaqësuesit komunal për aktivitetet dhe punën e Komunës si dhe do të kenë mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të japin propozime për përfaqësuesit e zgjedhur komunal, lidhur me çështjet me interes për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi ka pritur në takim Drejtorin e OSBE-së në Prizren Fitim Nuhi

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka pritur në takim drejtorin e OSBE-së …