Reagime të ashpra në Kosovë pas deklaratave të Sami Kurteshit ndaj AGK-së

Deklaratat e rëndë të anëtarit të KQZ-së nga radhët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, ndaj Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës kanë ngjallur reagime të forta në vend dhe jashtë tij. Kurteshi e krahasoi AGK-në me një organizatë kriminale që mbron “vrasës me pagesë”, gjë që u vlerësua si sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias. Sekretari i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, Anthony Bellanger Gutierrez, reagoi i pari duke i kërkuar kryeministrit Albin Kurti të ndërhyjë për t’i dhënë fund, siç i quajti ai, “sulmeve dhe praktikave me sjellje mafioze”. Ai paralajmëroi se tolerimi i gjuhës denigruese rrezikon sigurinë e gazetarëve dhe minon besueshmërinë e institucioneve. Reagim i qartë erdhi edhe nga Bashkimi Evropian, që dënoi ashpër gjuhën e Kurteshit dhe kërkoi ndërprerjen e praktikave që cenojnë lirinë e medias. Deklaratën e BE-së e mbështetën ambasadori i Francës dhe ambasada e Gjermanisë, duke e cilësuar krahasimin ndaj AGK-së “të padenjë dhe të rrezikshëm”. Organizata u bëri thirrje kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani të marrin masa konkrete për të garantuar mbrojtjen e gazetarëve dhe pavarësinë e medias.

Kontrolloni gjithashtu

Spiropali në ministerialin e OSBE-së: Siguria në rajon nis me njohjen e Kosovës si shtet sovran

Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, në fjalën e saj …