OVL-UÇK i përgjigjet Mickoskit: Deklarata e papranueshme

Më 13 dhjetor, nga ora 13:00, do të mbahet protesta e pestë me radhë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë. Mirëpo, nga ky marsh është distancuar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili deklaroi se nuk e mbështet këtë iniciativë. Kjo deklaratë është cilësuar e papranueshme nga nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla. Ai tha se Mickoski nuk ka marrë ftesë për të qenë pjesë e protestës dhe se komentet e tij kujtojnë qëndrimet e ish-kryeministrit maqedonas në vitin 2001, të cilat sipas Sylës, nuk reflektojnë unitet ndërmjet komuniteteve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut. “Ne nuk i kemi bërë ftesë zotëri Mickoskit të marrë pjesë në këtë protestë. Këto janë deklarata të ngjashme me ato të ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut në vitin 2001, deklarata që nuk tregojnë unitet për të gjitha etnitetet që jetojnë në Maqedoni të Veriut”, tha Syla.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …