Ferat Shala, ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto dhe ndërto

Ferat Shala: Sektori i energjisë është kapur nga politika

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Ferat Shala ka konstatuar se sektori i energjisë është kapur nga politika, duke filluar nga minierat e deri te prodhimi final. Ai ka theksuar më tutje se menaxhmenti ka punuar vetëm për të përmbushur kërkesat e nivelit të lartë politik, duke dëmtuar rëndë sistemin prodhues. “I gjithë ky zinxhir menaxherial, që nga linjat e përgatitjes minerare e deri te prodhimi, ka qenë në shërbim të strukturave shtetërore-politike për t’i përmbushur kërkesat që kanë ardhë nga niveli lartë-poshtë fatkeqsisht. Është dëmtuar sistemi prodhues, kemi pasur studim të fizibilitetit në 2019-ën, e nënshkrume kontrata për remotët e termocentralit B, u shty për pesë vjet dhe tash e promovojnë që do të fillojë vitin e ardhshëm me donacionet e Bashkimit Evropian” ka vlerësuar deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ

Deri më tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka certifikuar 23 subjekte politike

Deri më tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka certifikuar 23 subjekte politike, prej të …