Limaj me videomesazh: Bashkë do ta tejkalojmë rrethimin politik dhe do të rikthehemi në Kuvend

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka publikuar një videomesazh në rrjetet sociale, ku u ka bërë thirrje qytetarëve për mbështetje në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke përdorur moton “Bashkë e çajmë rrethimin”. Mesazhin e ka incizuar nga vetura, ndërsa ka shprehur bindjen se Nisma do ta kapërcejë, siç e quajti ai, rrethimin politik dhe do të sigurojë përfaqësim në Kuvend. Në videon e publikuar në “Facebook”, Limaj ka shoqëruar thirrjen me mbishkrimin “Bashkë e çajmë rrethimin”, duke theksuar se angazhimi i përbashkët i qytetarëve është vendimtar për rezultatin e partisë në zgjedhjet që po afrohen.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Mesjetë kushtetuese” në Kosovë: Enver Hasani akuzon pushtetin për shkelje masive të Kushtetutës

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka lëshuar akuza të rënda ndaj pushtetit aktual, duke …