Christopher Hill, ka deklaruar se Amerika dhe BE-ja presin që Serbia t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë

Christopher Hill: Nuk i kam kërkuar falje Serbisë për bombardimet e NATO-s

Ish-ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka deklaruar për Euronews Albania se nuk i ka kërkuar falje Serbisë për bombardimet e NATO-s gjatë luftës në vitin 1999. Hill tha se ka shprehur vetëm keqardhje për jetët e civilëve të humbura gjatë operacionit. “Jo, nuk është se ka kërkuar falje, thjesht kam kërkuar falje për humbjen e jetëve të civilëve”, theksoi ai. Ai shtoi se pavarësisht se bombardimet ishin planifikuar të jenë precize, gjatë operacionit kishin ndodhur gabime për të cilat NATO-ja është penduar. Ish-diplomati theksoi se përdorimi i forcës ishte rezultat i mungesës së alternativave dhe se ai vetë kishte punuar për një zgjidhje politike që nuk u arrit. “Kam bërë më të mirën time dhe nuk jam i lumtur që nuk e arrita”, tha Hill. Hill gjithashtu shtoi se përgjegjësia kryesore për përdorimin e forcës në atë kohë i takonte ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Shqipëria po hyn në fazë të re bashkëpunimi strategjik me Greqinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës në Tirana Economic Forum , një aktivitet që …