Në Ferizaj do të mbahet Panairi i Bizneseve Artizanale

Organizuar nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj do të mbahet Panairi i Bizneseve Artizanale. Me këtë rast Komuna e Ferizajt, fton të gjitha bizneset dhe dashamirësit e produkteve artizanale të marrin pjesë në Panairin e Bizneseve Artizanale në qytetin e Ferizajt që do të mbahet nga data 24 dhjetor deri më 27 dhjetor në Sheshin “Dëshmorët e Kombit”, Ferizaj, duke filluar nga ora 10 deri në ora 24.00 për katër ditë rresht.

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj fton të interesuarit që të shijojnë një eksperiencë të paharrueshme me produkte të punuara me dashuri dhe përkushtim!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj priti në takim krerët e NPL “Higjiena”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka pritur të hënën në takim kryeshefen …